Bajrami-Nagavcit: Mos i lë fëmijët pa libra se këtë s’ta kanë borxh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se MASHT-i po shqyrton mundësinë që paratë të barten në llogaritë e prindërve për blerjen e librave.

“Nisma e Ministrisë së Arsimit që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e librave shkollor vetëm një javë para se të nisë procesi mësimor është nismë e gabuar, e vonuar që do të ketë pasoja për gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Sipas Bajramit, MASHT-i ka dështuar pasi po i ngarkon prindërit e fëmijëve t’i blejnë librat pasi sipas saj, ka marrë çmime të larta nga shtëpitë botuese.

“Çka nëse mjetet financiare që i shpërndan MASHT-i për këtë qëllim nuk do të mjaftojnë? Çka nëse s’ka libra mjaftueshëm në treg për nxënësit? Mungesat e librave në treg do të jenë të paevitueshme sepse shtëpitë botuese nuk do të printojnë libra pa u siguruar që do të ketë kërkesë, e kërkesa e prindërve do të dallojë nga ajo e MASHT-it. Kush garanton se këto shtëpi botuese kanë me ulë çmimin në rast se librat blihen nga prindërit? Kush e monitoron furnizimin me libra të fëmijëve? Çka nëse kalojnë disa javë ose edhe muaj dhe nxënësit nuk arrijnë të furnizohen me të gjitha librat”, ka pyetur Bajrami.

“Vitin e kaluar fëmijët tanë e kanë humbë një muaj mësim dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.
Ministre, mos i merr në qafë fëmijët sepse kanë humbur një muaj mësim vitin e kaluar.Mos i lë fëmijët pa libra se këtë nuk ta kanë borxh.”, ka vijuar ajo./21Media
Back to top button