Bajrami njofton se u ekzekutuan pagesat për disa kategori

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues në shumë prej 1 milion e 230 mijë e 970 euro.

Bajrami ka bërë të ditur se gjithashtu ka përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b- subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1 milion e 354 mijë e 601 euro.

Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues nga masa 3a me shumë totale 900 mijë e 235 euro./21Media

Back to top button