Bajrami nuk pati kohë për deputetët

 

 

Për të kërkuar llogari për shkarkimin e drejtorit të ATK-së dhe atij të Doganës, si dhe për akuzat e ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj ndaj qeverisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të raportojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Megjithatë, ministrja Hykmete Bajrami sot nuk ishte e gatshme të raportojë në këtë Komision për shkak të agjendës, siç tha ajo të ngarkuar. Por, nuk përjashtoi mundësinë që të raportojë në një prej mbledhjeve të ardhshme.

Në ditët në vijim do të raportoj për gjendjen në ATK, për borxhet dhe të tjera. Të gjitha raportet mund t’ju sjellë pa asnjë problem. Shkarkime ka pasur edhe në qeverisjen e VV-së dhe PDK”, ka thënë ajo.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar ish-ministri Bedri Hamza, i cili ka thënë se asnjë rast që i është shkëputur kontrata në Ministri të Financave.

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se rrëfimi i ish-drejtorit të ATK paraqet një skandal të madh, andaj duhet të hetohet kjo çështje.

Deputetët e LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar që ky propozim i VV-së për të futur sot në rend dite diskutimin për shkarkimet, të mbahet në një prej mbledhjeve të ardhshme.

Komisioni vendosi që në mbledhjen e ardhshme të vendos për ditën e diskutimit për shkarkimet.

 

Back to top button