Skënderajt i shtohen ndërmarrës të rinj

 

 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, sot ka qëndruar në Komunën e Skënderajt.

Dumoshi e shoqëruar nga i pari i Skënderajt, Bekim Jashari, fillimisht vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. E që më pas në kuadër të kësaj vizite janë certifikuar edhe 30 ndërmarrës të rinj nga kjo komunë.

Lidhur me këtë projekt ministrja Dumoshi tha se po iu mundësohet të rinjve të aftësohen për të bërit biznes.

MKRS ka një program, i cili është i veçantë dhe unë jam krenare që takohem me shumë të rinjtë dhe po e përmbyllim këtë program sot me certfikim tuaj. 1254 të rinjtë kanë marr në trajnime të ndryshime të cilët me plane për biznese do konkurrojnë dhe do të përfitojnë për biznes dhe kjo drejtpërdrejt ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Edhe pse kemi qenë në kohë pandemie dhe ka qenë periudhë mjaftë traumatike, por për ne është një plus i madh që rinia jonë ka pas interesim për të ndjekur këto trajnime. Andaj Qeveria Hoti në buxhetin e vitit 2021 kemi kërkuar që të rritet për ju për ja që të aftësoheni për ndërmarrës të rinj që i duhen Kosovës shumë“, tha ajo.

Ajo i ka përmendur edhe disa nga projektet për infrastrukturën kulturore dhe sportive që do investohen në këtë komunë.

Fusha e sportive, salla e sportit, Shtëpia e Kulturës e cila së shpejti do rinovohet, pastaj duke mos i harruar asnjëherë edhe kullat tona që kanë histori të gjatë edhe para luftës e me vite jemi duke iu qëndruar afër”, u shpreh Dumoshi.

Nga ana e tij, Jashari tha se përmes këtij projekti po u mundësohet të rinjve të përgatiten për tregun e punës.

Jam I lumtur që sot në këtë ceremoni me ministren Dumoshi po ndajmë certifikatat për 30 të rinj të komunës sonë të cilët kanë kryer kurset në kuadër të projektit ‘Aftësimi profesional për të rinjtë“, përgatitja për tregun e punës financuar nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal. Me këtë rast më lejoni që të falënderoj Dumoshin për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tanë të cilët përmes këtij projekti u certifikuar në së paku në tri fusha. Dizajn Grafik, dizajnim, ndëmarrësi dhe zhvillimi i projekte-propozime. Të gjitha këto fusha janë të rëndësishme dhe në hap me kohën, andaj janë edhe një mundësi më shumë për të rinjtë që të arrijnë punësimin apo të vetëpunësohen përmes hapjes së bizneseve të reja me përkrahjen e MKRS dhe komunës sonë“, tha Jashari.

Back to top button