Bajrami pas dorëheqjes: Dy hanjat e dy milionëshit janë në burg

 

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pas dorëheqjes nga ky post është deklaruar edhe një herë rreth vjedhjes së 2.1 milionëshit nga Thesari Shtetit.

Ajo ka thënë se sa i përket këtij skandali është ballëhapur para secilit qytetar të Kosvës pas që e ka denoncuar rastin dhe rasti po ndricohet

“ Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo tutje është zotuar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për këtë vjedhje edhe në cfarëdo posti të jetë.

“Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale.
Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.Oganet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti. Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës. Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara.”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe,  Bajrami ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e minsitres në detyrë të Financave për sic ka thënë ajo arsye personale./21Media

Back to top button