Bajrami: Për fajin e Qeverisë takimet me SBASHK-un ishin të pasuksesshme, mësimi të kompenzohet në koordinim me SBASHK-un

(LIVE Update)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në “21Drejtpërdrejt” në RTV21 u shpreh se ka pasur mungesë të dialogut social, jo veç me atë të arsimit por, me të gjitha sindikatat.
“Kemi humb shumë. 318 mijë fëmijë nuk morën mësim dhe ne për këtë e kemi akuzu drejtpërdrejtë Qeverinë , nuk kemi pa që Qeveria ka qenë e gatshme të dialogojë me Sindikatat, ka marrë vendime të njëanshme, e dini që ligji i pagave ende nuk ka ardhur në Kuvend dhe ka një kohë që është thënë se do të hyjë në fuqi. Ne i kemi mbështetur Sindikatat në kërkesën e tyre, konsiderojmë që është kërkesë ligjitime. Ata kërkuan indeksim të pagës së tyre, ndëkohë pati barrikadim nga Qeveria. Takimet kanë qenë të pasuksesshme për fajin e Qeverisë, me faktin që kemi pasur rreth 318 mijë nxënës në grevë, Qeveria është dashur të ulet në takime të cilat nuk është dashur të përfundojnë deri sa të gjendet një zgjidhje. Mësimi duhet të kompenzohet në bashkëpunim më SBASHK-un”, tha Bajrami.

Rritja e investimeve kapitale për 9% – Bajrami: Mos bëni krahasime mes vitit 2020-2021 – 9%-shi paraqet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 deklaroi se krahasimi i vitit 2020 me vitin 2021 nuk është krahasim i duhur.
“Gjatë kohës që qeverisjes Kurti, kur kam qenë ministre e Arsimit, ne kemi pasur bllokadë totale për shkak të pandemisë, njerëzit duhej të merrnin leje për me dal në qytet – me vendim të Kryeministri Kurti në atë kohë, ka pasur vendim për të mos u fillu asnjë investim kapital – kemi ardhë ne dhe e kemi shfuqizuar atë vendim dhe kanë fillu investimet. D.m.th që në vitin 2021 rritja e investimeve kapitale prej 9% krahasuar me vitin 2020, kjo nuk paraqet asgjë tjetër veçse dështim”, tha ajo.

A ka mjete të mjaftueshme për t’u rritur pensionet, flet Hykmete Bajrami
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 u shpreh se ka mjete për t’u rritur pensionet.
“Ajo çka është e papranueshme është se me dështimin e Qeverisë për mosekzekutimin shpenzimet kapitale, të paktën ajo që është dashur të ndodhë është dashur që të ketë një rishikim të mirëfilltë të buxhetit. Kjo nuk ka ndodhur, ka pasur një rishikim para se Kuvendi të shkojë në pushim, por rishikimi i tillë ka qenë vetëm për një nen, ku ne i kemi ndarë 100 milionë euro të cilat Qeveria i ka shfrytëzuar për t’i ndarë qytetarëve nga 100 euro, dhe janë rritur të hyrat pra në të njëjtën shumë. Por, nuk ka pasur rishikim të mirëfilltë të organizatave buxhetore. Mos të harrojmë që na kemi pasur organin shqyrtues të prokurimit të bllokuar për 1 vjet e gjysmë të kësaj qeverie dhe si rezultat i saj sot, shumë organizata buxhetore e shumë komuna kanë ngecur me ekzekutim të investimeve kapitale. Mjetet janë mbledhur se nuk është marrë asnjë masë fiskale, mjetet janë aty, ato janë duke qëndruar në llogari – në fakt po zhvlerësohen, nuk është duke ndodhur asnjë. Qeveria është mirë që këto mjete t’i fusë në qarkullim, t’ju jap qytetarëve dhe t’ju jap bizneseve në mënyrë që ne ta menaxhojmë këtë krizë me të cilën po përballemi”, deklaroi ajo, shkruan rtv21.tv

Bajrami-Qeverisë: Për me na bindë neve që i keni ndihmuar eksportuesit, publikoni listat!
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në “21Drejtpërdrejt” tha se për t’i bindur Qeveria që ka nidhmuar eksportuesit, le t’i publikojë listat.
“Nuk kemi asnjë listë nga kjo Qeveri. Janë qindra miliona që janë shpenzu d.m.th rreth 234 milionë vitin e kaluar, mbi 200 milionë që janë shpenzuar gjatë këtij viti ose planifikohen me u shpenzu deri në fundvit dhe nuk kemi pa asnjë listë. Për me na bindë neve që i kanë ndihmuar eksportuesit, lë t’i publikojnë listat e top 50-të kompanive eksportuese që j’u kanë ndihmu këta”, u shpreh Bajrami.

Bajrami: Nuk po kërkojmë rritje ekonomike, e kuptojmë gjendjen e rëndë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 deklaroi se ajo që po kërkojnë është indeksim i pagave dhe pensioneve.
“Nuk jemi duke kërkuar rritje ekonomike për shkak se edhe ne e kuptojmë që ka një gjendje të rëndë ekonomike dhe është një krizë ekonomike edhe për shkak të keqmenaxhimit, por edhe për shkak të krizës globale, por duhet të bëhet indeksimi, duhet të rriten pagat dhe pensionet për nivelet e inflacionit, më pas këto mjete ata do t’i shpenzojnë në sektorin privat”, tha ajo.

Bajrami: Qeveria nuk është se nuk ka shpërndarë mjete, por i ka shpërndarë pa adresë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 deklaroi se Qeveria nuk është se nuk ka shpërndarë mjete, por i ka shpërndarë pa adresë dhe kritere të caktuara.
“Deri tani janë disburësu rreth 60 milionë euro, ajo çfarë ne kemi pa është që nuk është ba asgjë tjetër”, tha ajo në “21Drejtpërdrejt”.

Bajrami: Murati po heziton t’i publikojë të dhënat, por janë 700 deri 800 milionë euro të bllokuara
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 u shpreh se është e vërtetë se si rezultat i inflacionit dhe ngritjes së çmimeve janë rritur edhe të hyrat buxhetore.
“Fatkeqësisht sipas të dhënave, të cilat z.Murati si ministër i financave po heziton që t’i publikojë,, po sipas informacioneve që kemi janë 700 deri në 800 milionë euro, të cilat mbahen të bllokuara në buxhetin e Republikës së Kosovës dhe të cilat ne konsiderojmë që për shkak të inflacionit janë zhvlerësu, ato vlejnë ma pak reth 150 milionë euro sesa kur të ishin shpenzu me kohë.”, tha ajo.

Bajrami tha se 2021 ishte vit i mirë ekonomik, por jo falë Qeverisë Kurti 2
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në “21Drejtpërdrejt” në RTV21 deklaroi se 2021 ishte vit i mirë ekonomik, por siç tha ajo, jo falë Qeverisë Kurti 2 .
“Sa i përket rritjes ekonomike, është e vërtetë që viti 2021 ka qenë vit i mirë në aspektin ekonomik, jo shumë për shkak të politikave të kësaj Qeverie, më shumë i atribuohet politikave të qeverive paraprake, sidomos të masave të pakos fiskale emergjente të Qeverisë Kurti 1, qoftë të pakos për rimëkëmbje ekonomike të lirimit të 10 %, të Trust-it gjatë vitit 2020 dhe menaxhimit në përgjithësi të pandemisë, duke bartur rrezikun, por duke mos e bllokuar në tanësi ekonominë. Kemi pasur një rritje ekonomike mbi 10%. Por, ajo çfarë ne sot shohim është që kemi një rënie drastike, në krahasim me vitin e kaluar, sepse rritje ekonomike në këtë vit – p.sh në tre mujorin e dytë është vetëm 2.14%. Sipas projeksioneve të Bankës Botërore, thuhet që deri në fund të vitit, rritja do të jetë diku 3.1%.  Mos t’i harrojmë që kemi pasur premtime se do ta zëmë edhe Kroacinë.”, tha Bajrami dhe shtoi se situata është situatë jashtëzakonisht e vështirë.

Bajrami: Nuk ka rritje të punësimit por ikje të punëtorëve, 42 mijë veta e kanë lëshu vendin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në “21Drejtpërdrejt” në RTV21 deklaroi se sipas Bankës Botërore ngritja e çmimeve është 19.1%.
“Gjendjen dhe situatën ekonomike, qytetarëve të Kosovës nuk po u mbetet për ta vlerësuar as sipas projeksioneve dhe deklaratave të Qeverisë, por as atyre të opozitës. Në fakt, qytetarët po jetojnë çdo ditë situatën ekonomike dhe ajo çka ata po jetojnë është një inflacion galopan, d.m.th kemi ngritje te çmimeve që sipas Bankës Botërore është 19.1% ndërkohë që sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës po silllet rreth 12-13%.”, tha Bajrami në RTV21.
Ajo u shpreh se nga ajo që kanë parë, nga raportet dhe vëzhgimit, është se nuk ka rritje të punësimit por ikje të punëtorëve.
“Mos të harrojmë  gjithashtu që sipas statistikave kemi 42 mijë veta, të cilët e kanë lëshu vendin në vitin e kalum. Edhe kjo llogaritet, unë nuk di si mund të llogaritet krijim i vendeve të punës, kur në fakt ki ikje të punëtorëve, sidomos fuqisë së kualifikuar dhe për këtë në fakty janë bizneset ato që po ankohen në baza ditore.”, shtoi Bajrami./21Media

Back to top button