Bajrami për Vetëvendosjen: S’mundet me i mësu deputetët e partive tjera si me votu

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami pas seancës së Kuvendit në tha se është e qartë se partia ku ajo bën pjesë nuk janë bllokuesit.

Duke iu referuar Vetëvendosjes ajo tha se ka dalë partia e parë në zgjedhje dhe shtoi se kjo parti nuk ka të drejtë të ushtrojë presion deputetëve të partive tjera.

“Ne kemi një  parti politike e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 29 shkurtit dhe e cila  po kërkon me i detyru dhe me i mësu edhe deputetet e partive të tjera si me votu , dmth kjo sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetët janë përfaqësues të popullit  dhe nuk i ushtrohet kurfarë presioni detyrues. ”, tha Bajrami./21Media

Back to top button