Bajrami: Projektligji për Fondin Sovran do të shkojë në Kushtetuese, shihni çka thonë këto nene

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran.

Bajrami ka thënë se ky ligj është antikushtetues, derisa ka listuar edhe dy pika të nenit 65 të këtij ligji, si argumente për këtë konstatim të saj.

“Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues” ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Hykmete Bajramit:

“Antikushtetues ‘Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës’

Pasi kanë kaluar disa muaj nga prerja e shiritit të projektit të vetëm insfrastrukuror ‘Ura e Staradranit’ , tani Qeveria po flet për Fondin Sovran.

Sot e lexova Projektligjin për Fondin Sovran që është në konsultim publik. Kam shumë vërejtje, shumë pyetje, shumë komente por mbi të gjitha me vjen sinqerisht keq për mëndësinë qeverisëse të LVV-së dhe dëmet që po ia bëjnë vendit.

Tentativa me kapë çdo gjë, me shpërfillë çdo procedurë, çdo ligj, për më tepër me ligj me tejkalu edhe

Kushtetutën, këtë vetëm qeveria e LVV-së e bën.

Që të mos ju lodhë me detajet shihni veç çka thotë Neni 65, pika 1 dhe 2 e Projektligjit për Fondin Sovran:

Neni 65

Zbatimi i ligjit

‘1. Ky ligj mbizotëron ndaj legjislacionit për shoqëritë tregtare, ndërmarrjet publike, Trepçën, Agjencinë e Privatizimit, administrimin e pronës publike, prokurimin publik, si dhe kontabilitetin dhe raportimin financiar.

2. Legjislacioni i punës nuk zbatohet lidhur me përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të organeve dhe zyrtarëve të Fondit dhe të ndërmarrjeve’

D.m.th. ky Fondi ka me e ‘zhvillu vendin’ duke anashkalu krejt ligjet në fuqi. Për këtë Fond, bordin dhe organet e tij, që do të emrohen nga Qeveria/LVV-ja, s’ka me pasë Ligj të prokurimit – tenderat direkt me dosta/negociim i drejtëpërdrejtë, s’ka nevojë për kontabilitet, raportim finaciar, ligj të punës hiç se hiç, thjeshtë duhet me qënë i pëlqyshëm për pushtetin dhe mjafton.

E ja ku po them publikisht, që gjëra të tilla nuk do të lejohen. Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues”.

Back to top button