Kaloni te përmbajtja kryesore

Bajrami reagon: Jam numër 12, më vendosën pas atyre që dikur e kanë luftuar LDK-në

Hykmete Bajrami ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku do të garojë me numrin 12.

Bajrami ka deklaruar se LDK-ja është “më e madhe se çdo individ”, duke theksuar se nuk e ka braktisur asnjëherë partinë për interesa personale.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, thotë tutje Bajrami.

Ajo ka thënë se renditja në listë nuk paraqet problem për të, pasi beteja e saj është për “një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit” dhe për institucione të forta e demokratike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button