Bajrami: Të mundësohet votimi në distancë

 

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka thënë se tash është koha që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit dhe në këtë situatë të mundësohet votimi në distancë.

“Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare për financim të disa projekteve në shumë monetare prej rreth 62 milionë euro.
Është tepër me rendësi që sa më parë të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të mundësohet votimi në distancë. Sot, shumë deputetë nuk ishin prezent për shkak të pandemisë, pasi një pjesë e tyre edhe janë prekur me COVID-19. Në këtë situatë të krizës, të ballafaqimit me pandeminë, rishikimi i Buxhetit është jetik për Republikën tone”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Bajrami ka bërë thirrje të bëhet kjo sa më shpejt e të kalohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimi i Buxhetit.

Tutje Bajrmai ka thënë se burimet financiare për implementimin e pakos emergjente janë siguruar nga Ministria e Financave, por nuk mund të ekzekutohen pa kalim të rishikimit të Buxhetit. /21Media

Back to top button