Nuk kalojnë 5 marrëveshjet ndërkombëtare, s’ka kuorum

 

Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend nuk kanë kaluar pesë marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

Deputetët votuan me 75 vota pro projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar. Mirëpo, ky projektligj nuk kaloi për shkak të mungesë së kuorumit.

Po ashtu për të njëjtën arsye nuk u miratuan as projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe BERZH për projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan, si dhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Për projektligjet në fjalë, votuan vetëm 75 deputetë, përderisa për kalimin e tyre duhen 80 vota për, shkruan rtv21.tv.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se këtyre pikave do të iu rikthehen në një moment tjetër./21Media

 

Back to top button