Bale doli në pension në moshën 33 vjeçare

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ikona e futbollit të Uellsit, Gareth Bale është pensionuar në moshën 33 vjeçare.

Sulmuesi njoftoi vendimin e tij në rrjetet sociale , duke thënë se loja i kishte dhënë atij disa nga “momentet më të mira të jetës sime”.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe të menduar, unë njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar”, shkroi ai.

Bale e filloi karrierën e tij në Angli me Southampton, por bëri emër në Tottenham përpara se të nënshkruante për Real Madridin për një tarifë rekord të atëhershëm botëror në 2013.

Ai fitoi tre tituj të La Ligës në Spanjë, përveç pesë trofeve në Ligën e Kampionëve, teksa përshkroi një linjë të frikshme sulmuese së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema.

Back to top button