Bale ndihet krenar me skuadrën e Uellsit

 
Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale tha se ai ishte krenar me të gjithë bashkëlojtarët pas disfatës 1-0 ndaj Italisë.
Goli i Matteo Pessinas pas 39 minutash vendosi ndeshjen për Italinë, por Bale kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar kur mbeti krejt i vetëm por nuk arriti të realizojë golin e barazimit.
“Unë nuk e perceptova mjaft mirë topin, kështu që ndodhi ajo që ndodhi”, tha Bale për “ITV” pas ndeshjes.
Por Uellsi ka kaluar në fazën 1/16 të Euro 2020, duke përfunduar në vendin e dytë dhe kapiteni vlerësoi grupin e lojtarëve.
“Ne përdorëm shumë energji,” vazhdoi ai. “Kishte shumë vrapim, kishte shumë trupa të lodhur atje. Jam krenar për djemtë”, tha Bale në fund.

Back to top button