“Balena Blu” në Gjirokastër, rrezikohet jeta e një vajze

Drejtues të arsimit bëjnë apel tek prindërit të jenë më të kujdesshëm

Loja e frikshme “Balena Blu” tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Personi i parë i prekur është nga Gjirokastra dhe fatkeqësisht është një fëmijë.

Loja që u ka marrë jetën shumë njerëzve në mbarë botën ka rrezikuar një nxënëse te shkollës “Koto Hoxhi”. Lajmi është konfirmuar nga Drejtorja e Arsimit të Gjirokastrës, Lindita Rova.

Rova tregon se 12-vjeçarja kishte filluar të shfaqte shenja agresiviteti dhe të mos hante ushqim. Vajza ka treguar se ndodhej në nivelin e 33-të të lojës, ku duhej të bënte pjesë të saj edhe bashkëmoshatarët.

12-vjeçarja ka thënë se telefonin ia ka dhënë një vajzë tjetër për të luajtur. Drejtues të arsimit i bëjnë apel prindërve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët, sidomos me lojërat online.

Back to top button