Thaçi mirëpret vlerësimin e misionit vëzhgues të BE-së

Ai tha se u konfirmua edhe një herë se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike

Sot gjatë një konference për medie Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian ka paraqitur raportin preliminar me të gjeturat nga monitorimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Më këtë rast presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi tha se e mirëpret vlerësimin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë që sipas tij konfirmon edhe një herë se zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe përmbushën standardet ndërkombëtare.

“E falënderoj BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës sime për të dërguar misionin vëzhgues dhe falënderoj mbi 100 vëzhgues, të kryesuar nga Alojz Peterle, që të dielën vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu, e mirëpresim raportin që do ta përpilojnë e që do të na shërbejë që të përmirësojmë edhe më zgjedhjet”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Back to top button