Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Universiteti i Arteve të Zurich lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Baleti Kombëtar i Kosovës, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve të Zurich, duke vënë bazën për krijimin e një hapësire bashkëpunuese për të ardhmen me këtë institucion të respektuar.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Sipas tyre, faza e parë e këtij bashkëpunimi do të realizohet në gjashtë muajt e ardhshëm, ku përmes vizitës së gjashtë artistëve-studentë të Departamentit të Koreografisë dhe Kërcimit të ZHdK, do të vihen themelet e një bashkëpunimi që do të shërbejë si një urë lidhëse në mes të dy institucioneve./21Media