Gjermania do të jetë e pavarur nga gazi rus deri në fund të vitit 2023

Gjermania duhet të jetë plotësisht e pavarur nga gazi rus deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk do të ketë mungesë të atij burimi energjie as këtë dimër, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë dimër dhe ky është një mesazh pozitiv”, tha Olaf Scholz në kongresin e Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në Berlin.

Ai shtoi se nuk pritet të ketë mungesë të gazit për shkak të shfrytëzimit të mirë të kapaciteteve aktualisht prej 86 për qind.

“Ndërtimi i terminalit LNG është duke përparuar dhe ne do të importojmë gaz nga SHBA, Norvegjia dhe vende të tjera”, tha ai.

Megjithatë, kancelari përmendi si problem çmimin e lartë të energjisë. Në këtë drejtim, ai përshëndeti vendimin e fundit të Komisionit Evropian, i cili kufizon fitimet e kompanive energjetike, që duhet të rezultojë me ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Propozimi i Komisionit Evropian është pothuajse identik me atë që ne kemi qëndruar”, tha ai.

Scholz avokoi për një reformë të plotë të tregut të energjisë elektrike, në mënyrë që në këtë dimër ulja e çmimeve të kalojë te konsumatorët fundorë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button