Baleti Kombëtar i Kosovës fitues i dy çmimeve në Itali

Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu, balerinë nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës(BBK) janë shpërblyer me çmime nga Festivali Ndërkombëtar “Fini Dance Festival” në Itali.

Çmimet “Kërcimtari më i mirë” dhe ‘Kërcimtarja më e mirë” iu ndanë dy balerinëve nga Trupa e Baletit.

BKK-ja ishte e ftuar në festivalin ndërkombëtar për nder të 50 vjetorit të themelimit.

Ndërsa për dy net radhazi BKK-ja interpretoi shfaqjen “Shtegtim” në dy qytet italiane, Villapiana dhe Altomonte./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button