Baleti Kombëtar lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve në Zvicër

Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve në Zvicër.
Dhe kjo duke vënë bazën për krijimin e një hapësire bashkëpunuese për të ardhmen me këtë institucion.
BKK ka njoftuar se, faza e parë e këtij bashkëpunimi do të realizohet në gjashtë muajt e ardhshëm.
“Përmes vizitës së gjashtë artistëve-studentë të Departamentit të Koreografisë dhe Kërcimit të ZHdK, do të vihen themelet e një bashkëpunimi që do të shërbejë si një urë lidhëse në mes të dy institucioneve”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button