Baleti Kombëtari i Kosovës shënon 50 vjetorin e themelimit

Baleti Kombëtari i Kosovës me një ceremoni të e veçantë shënon sonte 50 vjetorin e themelimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë.
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi për RTV 21 tregoi se si do të festohet ky jubile.
“Jam shumë i lumtur që kemi arrit për kundër vështirësive që na janë krijuar me mbylljen e ndërtesës së teatrit për shkak të renovimit, jam shumë i lumtur qe kemi arrit shënimin e 50 vjetorit këtij jubileu me shumë rëndësi jo vetëm për Baletin Kombëtar por edhe të kulturës tonë në përgjithësi.”, tha ai.
Kajtazi bëri të ditur se përveç cermeonive zyrtare,fjalimeve të ndryshme si pjesë kryesore sigurisht do të jetë shfaqja e baletit, Halili dhe Hajria .
“ Është baleti i parë shqiptar që është realizu në fillim të viteve të 60-ta në Tiranë, balet i cili është luajtur edhe nga gjenerata e parë e balerinëve të Kosovës të cilët kanë diplomu në shkollën e parë të balerinëve të Kosovës në vitin 1972 në shkollën e baletit në Shkup.”, tha ai.
Shfaqja për herë të parë do të përcillet nga orkestra e Filhamronisë së Kosovës. E vecanta e kësaj shfaqje është se do të interpretohet nga një pjesë e balerinëve që e interpretuan për herë të parë.
“ Për fat të keq ne sonte fizikisht nuk i kemi një pjesë të balerinëve të gjeneratës së parë, mirëpo sigurisht se në forma të ndryshme do t’i kujtojmë edhe sonte”, tha ndër tjerash Kajtazi.
Ai po ashtu tregoi se pas shfaqjes do të mblidhet komuniteti i ngusht i baletit për të shpërndarë mirënjohje.
Kajtazi foli edhe për llogon e 50 vjetorit të Baletit të Kosovës, ku në të është vënë profesori, Ahmet Brahimaj.
“Llogoja e 50 vjetorit në fakt është një prej pjesëve që më bën me u ndi më së shumti mirë dhe krenar, sepse në bashkëpunim me dizajneren Bardha Neziri, e cila vec e ka pas një ide të tillë qysh më herët e unë i jam bashkangjit asaj ideje, sigurisht se kemi arrit që bashkë në këtë figurë të llogos së 50 vjetorit ta vëmë, profesorin e nderuar, drejtorin dhe ish balerinin Ahmet Brahimaj, pa kontributin e të cilit Baleti Kombëtar i Kosovës nuk kish me festu këtë 50 vjetor”, tha Kajtazi./21Media

Back to top button