Osmani: Erdogan ka rol të rëndësishëm ta bind Vuçiqin që Serbia ta njohë Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se homologu saj turk, Recep Erdogan, do të mund ta bindte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Serbia ta njohë Kosovën. Ajo e ka cilësuar si të rëndësishëm rolin e Erdogan në procesin e dialgout Kosovë- Serbi.
“Besoj se presidenti Erdogan mund të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të bindur Vuçiqin se e vetmja rrugë përpara për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është që Serbia ta njohë Kosovën. Kjo është një zgjidhje e përbashkët, sepse kjo në fakt sjell paqe afatgjate. Ne duhet të punojmë për këtë dhe besoj se roli i presidentit Erdogan është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë e dimë se dialogu tani është i udhëhequr nga BE. Janë arritur disa marrëveshje, por i vetmi problem është që Serbia nuk i zbaton marrëveshjet. Dhe besoj se këtu presidenti Erdogan mund ta bindë Vuçiqin që të mbajë premtimet”, ka deklaruarOsmani në një intervistë për televizionin shtetëror turk, TRT World,.
Osmani i ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë si të shkëlqyeshme.
“Po ashtu marrëdhëniet e mia dhe bashkëpunimi i ngushtë me presidentin Erdogan janë në nivel shumë të lartë. Dhe do të doja ta falënderoj Turqinë dhe presidentin për mbështetjen”, ka thënë ajo, duke shtuar se pret që Erdogan të vijë së shpejti në Kosovë. “Dhe ta presim atë në mënyrën më të mirë“.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button