Balje: Dua të kuptoj se si verifikohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Deputetja Duda Balje, ka adresuar një pyetje për Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Ajo është shprehur se dëshiron të kuptojë se si ky komision i verifikon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe mënyrën se si e ruajmë identitetin e tyre.
Deputetja ka thënë se dilema e saj është tek procesi dhe procedurat.
“Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua… Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet.. Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj. Thirrja për gjykim adresohet me emër dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjen si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur… Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona. Ku është problemi!?”, ka shkruar deputetja në Facebook.
Balje, ditë më parë, ka treguar se një grua i ka rrëfyer se është dhunuar nga një person gjatë luftës, që tani është aktiv në Policinë e Kosovës, dhe i cili punon në Graçanicë. Në media raportohet se prokurorja speciale Drita Hajdari, ka paralajmëruar hapjen e rastit të viktimës së dhunës seksuale./21Media

Back to top button