Lirohen nga pagesa e transportit urban shërbyesit e kësaj kategorie

Bashkëpunimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban. Kështu informoi sot ministri Mehaj, i cili priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.”, informoi Mehaj.
Ai shtoi se me Ramën u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijnë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët./21Media

Back to top button