Ballkani debuton me fanellën e re sonte ndaj Ludogorets

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar fanellat e reja me të cilat do të luajë në sezonin e ri 2023/24.

Po ashtu, Ballkani ka bërë të ditur se do të debutojë me fanellën e re në ndeshjen e sotme ndaj Ludogorets.

“Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets”, shkroi Ballkani në Facebook për fanellat e reja.

Me fillim nga ora 20:45 Ballkani sot do ta zhvillojë ndeshjen kundër Ludogorets, e cila do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button