Traileri i filmit “Napoleon”

Fituesi i Oscarit, Joaquin Phoenix, vjen me rolin e perandorit të Francës Napoleon Bonaparta në filmin e ri “Napoleon”.

Traileri i këtij filmi të cilin e lansuan Sony Pictures e Apple Originals, paraqet harkun e Napoleon Bonapartës. Bonaparta nga një ushtar i fuqishëm bëhet perandor i Francës.

Ky trailer po ashtu paraqet edhe romancën e tij me gruan e tij të parë Josephine, rolin e të cilës e luan aktorja Vanessa Kirby.

Me fjalë të tjera, filmi Napoleon paraqet udhëtimin e pandalshëm të Napoleonit drejtë pushtetit përmes, prizmit të lidhjes së tij të paqëndrueshme me dashurinë e tij të vërtetë, Zhozefinën.

Në të shihen skena lufte, beteja, përfshirë edhe fitoren më të madhe të Napoleonit, betejen e Austerlitz në vitin 1805.

Filmi “Napoleon” do të lansohet në kinema nga data 22 nëntor 2023./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button