​Ballkani i fortë për kampionin bullgar, nis me fitore kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Ballkani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ballkani e ka mposhtur me rezultat 2:0 kampionin bullgar, Ludogorets.

Golat e fitores për kampionin e Kosovës i shënuan Meriton Korenica (minuta e 45+1′) dhe Qendrim Zyba (minuta e 55′).

Përveç golave, futbollistët e Ilir Dajës dominuan përgjatë gjithë ndeshjes, duke treguar paraqitje mjaft të mirë ndaj kampionit të Bullgarisë.

Ndeshjen e parë si vendas në “Fadil Vokrri” Ballkani e fiton me rezultat 2:0, ndërsa ndeshja e kthimit kundër Ludogorets luhet më datën 19 të këtij muaji (korrik) në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Ballkanit.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button