Ballkani kryen stërvitjen e fundit

Ballkani është tashmë gati për t’u përballur me Sivasportin, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër dhe e cila është e vlefshme për rrethin e katër të ndeshjeve të fazës së grupeve.
Kampioni i Kosovës dëshiron që të marrë tre pikë të plota në shtëpi për t’iu ofruar kështu edhe një hap më afër kualifikimit për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Pas konferencës për media, lojtarët e Ballkanin janë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali, stërvitje kjo e fundit para këtij ballafaqimi kaq të rëndësishëm.
Trajneri Ilir Daja sërish nuk do ta ketë në dispozicion kapitenin Edvin Kuç, kurse është rikthyer Astrit Thaçi.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00.

Back to top button