Ballkani largon dy lojtarë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ballkani përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për largimin e dy lojtarëve nga skuadra.
Bëhet fjalë për Dejan Zarubican dhe Lucas Cardoson, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Ballkanit.
Zarubica luan në pozitën e qendërsulmuesit, dhe te Ballkani arriti të bëjë pesë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm një asistim.
Ndërkaq, Cardoso luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, dhe te Ballkani regjistroi 14 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa nuk ka kontribuar me ndonjë gol apo asistim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?