“Ditë e vështirë për Serbinë”: Ose planin franko – gjerman, ose sanksione
Pesë emisarët ndërkombëtarë që ishin ne Kosovë për të zhvilluar takim me kryeministrin , Albin Kurti, tashmë janë nisur për në Beograd. Atje pritet të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë takim po e cilësojnë si të rendë mediat në Serbi duke shkruar se Serbia do të përballet me një situatë të cilën nuk e ka përjetuar asnjëherë deri sot që nga koha e konferencës së paqes në Rambuje.
Sipas mediave serbe, pesëshja, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Italisë dhe përfaqësuesit e presidentit francez dhe kancelares gjermane, sot do t’i dërgojnë Aleksandar Vuçiq një ultimatum për statusin e Kosovës cila bazohet drejtpërdrejt në planin e famshëm franko-gjerman. Meditat serve shkruajnë se ky ekip është gati të shtrojë një kërkesë konkrete para Vuçiqit: ose do të pranoni dokumentin e Parisit dhe të Berlinit ose do të përballeni me pasoja që nuk përjashtojnë sanksione dhe lëvizje akoma më të rënda.
14: 29- Pas Prishtinës, emisarët ndërkombëtarë nisën për në Beograd
Pesë emisarët ndërkombëtarë që ishin ne Kosovë për të zhvilluar takim me kryeministrin , Albin Kurti, tashmë janë nisur për në Beograd. Atje pritet të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Prishtinë takimi në Prishtinë, e lidhur më ketë u deklaruar emisari special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se është ende herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, por se pritjet i kishin më të mëdha për sa i përket propozimit për normalizimin e marrëdhënieve./21Media