Ballkani mposhti Shkupin me përmbysje të rezultatit

Përfundoi me fitoren e Ballkanit me rezultat 2-1 ndaj Shkupit ndeshja e parë e play-off-it të Ligës së Konferencës e zhvilluar te enjten në Shkup.
Kampioni i Kosovës ia doli që ta përmbysë rezultatin pasi ishte ne disavantazh 1-0.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Adetunjit në minutën e 19’ të ndeshjes, por skuadra e Ilir Dajës riktheu shpejt baraspeshën pas vetëm katër minutave me golin e Albion Rrahmanit dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë skuadra nga Suhareka tregoi lojë shumë më të mirë dhe arriti që ta shënojë golin e dytë në minutën e 67’ me anë të Meriton Korenicës që realizoi një gol shumë të bukur.
Ky rezultat është shumë i mirë për Ballkanin para ndeshjes kthyese në “Fadil Vokrri”.

Back to top button