Ballkani niset drejt Rumanisë, nesër përballet me CFR Clujin – foto

Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Rumanisë. Ballkani nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.
Aventura e Ballkanit në Evropë do të përfundojë nesër, ku e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare si mysafirë i CFR Clujit.
Ndeshja është e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, dhe zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu”./21Media 

Back to top button