Ballkani pret Sivasporin në “Fadil Vokrri”

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në grupin G të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Sivasporin.
Skuadra turke do të vijë në Prishtinë një javë pasi është mposhtur nga kampioni i Kosovës në Turqi me rezultat 4-3 dhe do të kërkojë revansh ndaj tyre.
Ballkani është lider i tabelës me katër pikë, aq sa ka edhe Sivaspori dhe po ashtu edhe dy skuadrat tjera, Sllavia Praga dhe CFR Cluj, andaj kjo ndeshje do të jetë me rëndësi jetike për të dy klubet.
Skuadra e Ilir Dajës do ta ketë mbështetjen e mbi 12 mijë tifozëve në “Fadil Vokrri” pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion.
Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00.

Back to top button