Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ballkani rimerr kreun e tabelës pas fitores ndaj Malishevës

Futbollistët e Ballkanit kanë mposhtur sot Malishevën me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Nazmi Gripshi dhe Mamadou Danfa shënuan për suharekasit në minutat 49, përkatësisht 69.

Në ndeshjen e dytë Feronikeli 74’ mposhti si mysafir skuadrën e Lirisë me rezultat 2:0, me golat e Robert Rrahmanit në minutën 47 dhe Ibrahim Cërvadikut në minutën 73.

Në tabelë prin Ballkani me 51 pikë, një më shumë se Llapi në vendin e dytë, ndërsa Malisheva renditet e katërta me 41 pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button