Ballkani shkruan historinë, do të përballet me Shkupin

Ballkani shkruan historinë, pasi ia doli të fitonte me penallti 4-3 ndaj KI Klaksvik dhe në play-off të Conference League do të përballet me Shkupin.
Ballkani bëri gjithçka të kualifikohej dhe për këtë në fushë kishte zbritur për të fituar. Skuadra e Ilir Dajës kishte disa mundësi të mira shënimi, por në pjesën e parë nuk shënoi dot.
KI Klaksvik e nisi mirë fraksionin e dytë të lojës, teksa Mikkelsen ishte ai që i ndëshkoi kampionët e Kosovës. Ballkani reagoi, duke barazuar me Ermal Krasniqin, por një minutë para fundit vendasit kaluan sërish në epërsi.
Da Silva ndëshkoi Ballkanin dhe me rezultatin 2-1 ndeshja shkoi në shtesë, pasi dueli i parë në Kosovë ishte mbyllur 3-2 për ekipin nga Suhareka./21Media

Back to top button