Shkupi – Ballkani, “finalja” shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

1 min read

Ballkani ka shënuar fitore me penallti ndaj Klaksvik si mysafir, duke kaluar në fazën e ‘play-offit’ e Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte mbyllur 2-1 për kundërshtarët.   

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4, përballja shkoi në vazhdime e pastaj në penallti, ku Ballkani rezultoi më i mirë se rivali.

Ballkani tani do të luajë në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me klubin tjetër shqiptar, Shkupin.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten (18 gusht) në Shkup, ndërsa tjetra pas një jave në Prishtinë.

Ballkani ka eliminuar nga kjo garë La Fioritan dhe Klaksvikun, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte mposhtur nga Zalgiris.

Një fitore në fazën ‘play-off’ do të thoshte miliona euro në arkat e klubit të Ballkanit.