Ballkani shpallet kampion i Kosovës për herë të parë
Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 ende pa e zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje për shkak se sfida ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola (0-0).
Skuadra e trajnerit Ilir Daja momentalisht ka 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë.
Ky është titulli i parë për ekipin nga Suhareka. Ata e dominuan në shumicën e kohës kampionatin.
Ballkanit i kanë mbetur edhe katër xhiro, të cilat do t’i luajë sa për statistika./21Media