Banesa u dogj nga qiri, 12-vjeçarja u asfiksua nga tymi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Mësohet se fshati Derviçan gjatë ditës së sotme ka qenë pa energji elektrike.
Bëhet e ditur se vajza 12 vjeçare ka ndezur qiri sapo ka nisur të errësohet ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit mund të ketë qenë rënia e qiriut në divan.
Flakët kanë përfshirë gjithë orenditë e shtëpisë, ndërkohë vajza 12 vjeçare është munduar të mbyllet në banjë për ti shpëtuar flakëve por që është asfiksuar.
Po ashtu i ati në përpjekje për të gjetur dhe për të shpëtuar të bijën ka marrë plagë rë rënda dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital./oranews

Back to top button