Banka Qendrore Evropiane rriti sërish normën e interesit referencë

Banka Qendrore Evropiane (ECB) rriti sot edhe një herë normën e interesit referencë për të shtypur inflacionin.
Këshilli Drejtues i BQE-së vendosi në Frankfurt të rrisë normat e referencës së interesit me 0.75 për qind.
ECB rriti normën bazë të interesit edhe muajin e kaluar dhe duket se po ndjek ritmin e Rezervës Federale të SHBA, e cila po lufton rritjen e çmimeve të konsumit me një seri rritjesh të shpejta.
“Inflacioni mbetet shumë i lartë dhe do të mbetet mbi objektivin e dëshiruar për një kohë të gjatë”, tha ECB në një deklaratë.
ECB ka rritur normat për Eurozonën 19-vendesh me plot dy pikë përqindjeje në vetëm tre muaj.
Bankat qendrore në mbarë botën po rrisin me shpejtësi normat e interesit që përcaktojnë koston e kredive për bizneset dhe qytetarët.
Qëllimi është ndalimi i inflacionit të shkaktuar nga çmimet e larta të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe bllokadës së furnizimit pas pandemisë, sepse kërkesa për mallra dhe shërbime është rinovuar papritmas që kur masat kufizuese u lehtësuan ose u hoqën gjatë luftës kundër virusi korona.

Back to top button