Bankat me kritere të ashpra, hallexhinjtë në derë të fajdexhinjëve!

Vetëm brenda një muaji janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale fajde.
Fajdja apo dhënia hua e parave, përmes të cilave huadhënësi cakton kushtet e veta ndaj borxhliut, por që këto kushte në shumicën e rasteve janë të rënda, po del të jetë prezente në Kosovë. Këtë e pohojnë edhe nga Insituti i Kosovës për Drejtësi-IKD.
“Fatkeqësisht ka shumë raste në të cilat ka aktakuza për fajde, në të cilat gjykime shumë qytetarë të cilët janë në cilësi të dëmtuarve, tregojnë se si janë bërë pjesë e pagesave të shumës së madhe të parave në emër të fajdes, për shkak të borxhit që i kanë marrë nga të akuzuarit.”, ka thënë Elsa Kollqaku nga IKD për portalin rtv21.
Sipas saj faktorët kyç që po ndikojnë në zhvillimin e këtij krimi janë, mungesa e besimit në institucionet e drejtësisë, gjendja e vështirë ekonomike e qytetarëve, vështirësitë e bizneseve të vogla për të mbijetuar.
Po ashtu ajo konsideron se dënimet për këto vepra janë të ulëta, madje pohon se ka raste kur aktakuzat rrëzohen për shkak të mungesës së provave bindëse.
“Mirëpo edhe pse me Kodin Penal të Kosovës, ashtu siç ndodhë edhe për vepra të tjera penale, dënimet për këto vepra janë të ulëta, pavarësisht se dënimet për këtë vepër penale mund të shkojnë deri në 12 vite burgim. Ndërsa jo në pak raste aktakuzat e Prokurorit të Shtetit për fajde rrëzohen në gjykatë për shkak se nuk sjellin në gjykatë prova bindëse, me të cilat personat e akuzuar do të shpalleshin fajtor për këto vepra penale, që ndikon që pozita e të dëmtuarve në këto raste të vështirësohet akoma më shumë. “, ka shtuar Kollqaku.
Sipas saj kjo fajdeja ka ndikuar që të prodhojë edhe vepra të tjera penale.
“Pikërisht fajdja në Kosovë ka ndikuar që në disa raste, të prodhoj edhe tentim vrasje e vrasje për shkak institucionet e drejtësisë nuk kanë arritur të i ofrojnë siguri qytetarëve se fajdegjinjtë do të dërgohen para drejtësisë dhe ndaj tyre do të shqiptohen dënime të larta.”, ka thëne Elsa Kollqaku.
Se kjo dukuri sjell pasoja fatale, e thotë edhe kryetari i Alenacës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini.
“Për shkak të fajdeve qytetarët janë ballafaquar me probleme të ndryshme si me vrasje , humbje të ndryshme marrje të pronave të qytetarëve e të bizneseve dhe gjithë kjo e bëhet kur në një shtet siç është Kosova, është varfëria e lartë papunësia e lartë, mundësia për punësim është e vogël, kurse si ai që është në punë si ai që nuk është në punë standarti jetësor i ka kërkesat e veta pranaj i gjithë ky term i cili është kriminal i cili është term që trondit gjithë opinionin edhe më tutje është aktiv”, ka thënë Shahini për portalin rtv21.tv.
Duke pohuar se fajdeja prek edhe bizneset, Shahini ka thënë se një ndër faktorët që i bën pronarët e bizneseve të bijnë pre e fajdegjinjve janë edhe interesi i lartë i kredive në bankat komericale.
“Bankat komerciale në Kosovë përkundrazi që janë disa ende mbetet interesi i lartë bankar, kritere të ashpra dhe pikërisht tek fajdegjinjtë njerëzit e gjejnë veten më shpejt edhe pse interesi është më i lartë edhe pse pasojat janë më të larta, por njerëzit hallegjinj në momente të caktuara kanë pasur raste kur njerëzit bizneset për të shlyer kreditë kanë marrë para me fajde dhe kjo e ka fut në krizën edhe më të thellë për shkak se bankat shpesh nuk u dalin në ndihmë ose nuk ofrojnë tolerancë bizneseve në momente të caktuara dhe u kanoset marrja e pronave dhe ata deyrohen që bizneset disa prej tyre të shkojnë të gjenë para me fajde dhe kjo është zgjedhja më e keqe e bizneseve.”, ka vlerësuar Shahini.
Megjithatë ai një pjesë të fajit e ka hedhur edhe mbi insitucionet e shtetit. Sipas tij , këto insitucione duhet që të nxisin politikat zhvillimore, t’i mbështesin më shumë bizneset.
“Administrata Tatimore të Kosovës të bëjë tolerance më shumë sepse ka raste kur edhe me i pagu taksat bizneset janë fut me marrë pare me fajde të jetë më tolerante, bankat të jenë më dorëshlirë qytetarët të jenë më proaktiv”, ka apeluar Shahini.
Ndërkohë nga Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv kanë bërë të ditur se në vitin 2021 janë raportuar 19 raste të fajdeve, kanë pohuar se veprimet e policisë janë konfrom ligjeve në fuqi duke bashkërenduar me organet tjera të drejtësisë./21Media

Show More
Back to top button