Banorët e Kievit ikin nga kryeqyteti ukrainas

Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë rryma makinash që bllokojnë një autostradë të shpejtë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti, transmeton rtv21.tv.
Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.
Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev, thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë dhe njerëzit janë në radhë me makina./21Media

Back to top button