Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Një pjesë e Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 9:30 të mëngjesit të ditës së sotme (e hënë).

Përkundër temperaturave të ulëta disa qytetarë të kësaj lagje po përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një prishje në rrjet.

Zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar se ekipet e kësaj kompanie janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Është një prishje në lagjen e “Mahaxherëve” në Prishtinë, ekipet tona janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, theksoi zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi për kp.

Ai nuk ka treguar se për sa kohë qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit do të mbesin pa rrymë.

Back to top button