Rumania i jep mbështetje Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo përmes një postimi në platformën X tha se i ka ofruar mbështetje Lajçakut për dialogun Koosvë- Serbi.

“Shumë e kënaqur që të takoj Përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo në X.

Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që nuk njeh pavarësinë e Kosovës./21Media

Back to top button