Banorët e Mleqanit protestuan për rastet e vjedhjeve
Sot në fshatin Mleqan të Malishevës në ora 12:00 është mbajtur një protestë paqësore, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 50-60 banorë të fshatit Mleqan.
Përmes kësaj proteste, banorët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhura në këtë fshat.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta ka përfunduar pa incidente./21Media