Polici ia shpëtoi jetën të aksidentuarit në Gllamnik të Podujevës

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se një zyrtar policor ia ka shpëtuar jetën një personi, i cili kishte pësuar aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.
”Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë”, është bërë në njoftimin e policisë.
Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerrur nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor./21Media

Back to top button