Barça i dorëzohet edhe Bayernit, Liverpooli vazhdon në fazën tjetër

Liverpooli e mposhti me lehtësi Ajaxin në sfidën vendimtare duke e siguruar kështu kalimin në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Jurgen Klopp triumfon me rezultat 3-0 në “Johan Cruyf Arena” për ta blinduar kështu vendin e dytë në grupin A.
Skuadra angleze ka 12 pikë pas pesë ndeshjeve, tri më pak se Napoli i vendit të parë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Barcelona ndërkohë pësoi një tjetër disfatë duke u mposhtur nga Bayerni para tifozëve të saj me rezultat 3-0 me gola e Sadio Manes, Pavard dhe Choupo-Moting.
“Katalanasit” u futën në këtë ndeshje pa asnjë motiv pasi paraprakisht e kuptuan se janë eliminuar pasi Interi dy orë më parë e mposhti Viktoria Plzenin, gjë që ia siguroi skuadrës së Simone Inzaghit vazhdimin në fazën tjetër.
Atletico Madridi po ashtu i tha lamtumirë Championsit pas barazimit 2-2 me Bayer Lverkusenin duke mbetur kështu katër pikë prapa Portos që mban vendin e dytë.
Napoli mori tjetër fitore në grupin A duke e mposhtur Rangers me rezultat 3-0 për t’u konfirmuar si lider i këtij grupi. Golat për Napolin i realizuan Simeone (2 gola) dhe Ostigard.
Gjithçka e hapur ka mbetur në grupin D, aty ku të katër skuadrat kanë mundësi reale për të vazhduar tutje dhe gjithçka do të vendoset në rrethin e fundit të ndeshjeve.
Tottenhami barazoi me rezultat 1-1 me Sportingun, kurse Frankfurti e mposhti Marsejën me rezultat 2-1. Këtë grup e kryeson Tottenhami me 7 pikë, i ndjekur ngaSportingi dhe Frankfurti me nga 7, kurse Marseja ka 6 pikë në vendin e katërt.

Back to top button