Ngjarjet e datës 27 tetor

09:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Ursula von der Leyen do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes)
09:00
Qendra e LV-së në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë)
09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Kuvendi mban seancën e radhës. Në rend dite Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike etj. (Ndërtesa e Kuvendit)
12:00
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra mban konferencë për medie për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Objekti i MPB-së)

Back to top button