Kaloni te përmbajtja kryesore

Barça mund t’ia prishë kontratën Lewandowskit për këtë arsye

Robert Lewandowski është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme te Barcelona, pas kalimit nga Bayerni.
Reprezentuesi polak ka shënuar 5 gola në katër ndeshjet e luajtura në La Liga, në të cilat ka startuar në të gjitha.
Por skuadra blaugrane ka siguruar një klauzolë në kontratën e tij, që përfshin opsionin e ndërprerjes së saj, nëse në sezonin e tretë, polaku luan më pak se 55 për qind të ndeshjeve.
Programi “Què t’hi jugues” zbuloi sot disa nga detajet e dokumentacionit të Lewandowskit, i cili këtë verë iu bashkua Barçës deri në qershor 2026.
Sulmuesi 34-vjeçar polak është në formë të shkëlqyer, por drejtuesit e Barcelonës kanë dashur të sigurohen që nëse nuk ruan nivelin ose pjesëmarrjen, mund të largohet.
Këtë sezon, ai do të ketë një pagë neto prej 10 milionë eurosh, në 23-24 do të rritet në 13 dhe në 24-25 në 16.
Në sezonin e fundit 2025-26, në rast se i vazhdohet kontrata, paga do t’i bie në 13 milionë.
Por përveç kësaj, bonuset fillojnë me 300 mijë deri në 1 milion euro, nëse Barcelona arrin të fitojë tripletën.
Vetëm fitimi i Kupës së Mbretit nuk aktivizon ndonjë bonus shtesë, ai duhet të kombinohet me cilindo nga dy trofetë e tjerë: LaLiga dhe Champions.
Barcelona e mbylli nënshkrimin e Lewandowskit me 45 milionë plus pesë në bonuse. Klauzola e largimit të tij është 500 milionë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button