Kaloni te përmbajtja kryesore

Blleki sjell projektin e ri muzikor “Paranormal”

Reperi nga Gjilani, Blleki, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Paranormal”.

Artisti, i cili njihet për stilin e tij unik dhe besnikërinë ndaj zhanrit rap, kësaj radhe vjen me një këngë të shoqëruar edhe me videoklip, duke sjellë një tjetër projekt të punuar tërësisht nga ai.

Blleki, emri i vërtetë i të cilit është Flamur, ka 18 vite që është pjesë e skenës muzikore. Ai është dalluar ndër vite për beat-at e fuqishëm dhe për mënyrën e veçantë të krijimit të muzikës.

Kënga “Paranormal” është realizuar 100 për qind nga vetë reperi, nga teksti deri te muzika, ndërsa videoklipi është realizuar në bashkëpunim me Flow Music dhe Dardan Feratin.

Projekti i ri ka nisur të marrë vëmendjen e publikut që në orët e para të publikimit./RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button