Barça ofron Pjaniq për Jorginhon

 

Pjaniq nuk është në planet e Coeman, dhe pritet të largohet këtë verë nga “Blaugranët”.

Gjiganti katalunas dëshiron ta shkëmbej Miralem Pjanic në një marrëveshje me Chelsean për mesfushorin e tyre Jorginhon.

Pjaniq nuk ka kontribuar asnjë gol dhe asistim në vitin e parë të tij që nga transferimi në “Camp Nou”, dhe mund të përfshihet në marrëveshje për Jorghinon, në të cilin thuhet se “Blaugranët” kanë shprehur interesim.

Jorghino ka qenë ndër lojtarët kyç të Chelseat këtë sezon, ku prej ardhjes së trajnerit Thomas Thuchel është startues i padiskutueshëm në mesfushën e londinezëve, dhe nëse Chelsea pranon që ta largojë mesfushorin italian, përpos Pjaniq do të kërkojë edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Nëse Chelsea nuk pranon ofertën, spekulohet se edhe Inter ka shprehur interesim në Pjaniq, i cili shumicën e viteve të karrierës i ka kaluar në Serie A.

Back to top button