Plagoset një person në Prishtinë

 

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 18:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Lajmi për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se viktima është dërguar në QKUK.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim./21Media

Back to top button